Emanuele Ndoj rrëfehet për sezonin e ri te Brescia: Kam ambicje, vij nga 3 sezone të vështira

11 Gusht 2022
8:48
Telesport
back button

Mesfushori shqiptar Emanuele Ndoj ka dalë në konferencë për shtyp në prag të sezonit të ri, ku do të luajë me fanellën e Brescia. Sipas “bresciaingol.com”, 25-vjeccari ka folur për atë që e pret këtë sezon. “Kam ambicje dhe dua të jem gati. Vij nga 3 sezone të vështira për mua, si nga ana fizike ashtu dhe ajo psikologjike. Tani, me rikthimin te Brescia po përmirësohem dhe po mundohem të gjej formën më të mirë”, tha Ndoj.

Në janar ika nga Brescia te Cozenca, duke lënë një ekip të fortë. Tani rikthehem dhe gjej një ekip me shumë të rinj dhe që kanë dëshirë të bëjnë një kampionat pozitiv. Me presidentin kam një marrëdhënie të mirë dhe më njeh më mirë se kushdo tjetër. Më dha mundësinë që të rikthehem në atë që e konsideroj shtëpia ime dhe jam i lumtur”, tha Ndoj.

Për sa i përket kombëtares shqipotare, mesfushori thotë: “Për momentin po mundohem të gjej formën optimale, më pas të shohim nëse do të kemi ndonjë të re nga kombëtarja. Të gjthë punojmë fort dhe duam ta nisim mirë sezonin”.

Në lidhje me raportin që ka me skuadrën e Brescia, ndoj sqaron: “Ky është viti im i shtatë këtu, e njoh mirë amentin. Është shtëpia ime e dytë. Kam bërë një kontratë që nis nga poshtë dhe me disa bonuse që vijnë me aktivizimet e mia dhe paraqitjen në fushë. Gjithçka varet vetëm na unë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit