Emery dhe Henry “luftojnë” për sulmuesin e Atletico Madridit

21 Janar 2019
10:16
back button

Atletico Madrid po mbyll detajet për firmën me Alvaro Moratan, i cili do të mbërrijë në Madrid sapo Gonzalo Higuain do të zyrtarizojë kalimin te Chelsea.

Për Diego Simeonen afrimi i sulmuesit spanjoll do të thotë që duhet të largojë lojtarët që ka në këtë repart. Nikola Kalinic dhe Gelson Martins janë dy sulmuesit që duhet të vendosin për të ardhmen e tyre.

Me të gjitha gjasat do jetë portugezi ai që do largohet nga Atletico edhe pse destinacioni ende nuk është përcaktuar. Për të marrë shërbimet e tij Arsenali dhe Monaco kanë dërguar propozimet e tyre te klubi madrilen, por ende nuk është kthyer një përgjigje në drejtim të tyre.

Unai Emery dhe Thierry Henry e kanë shprehur qartë vullnetin e tyre për të përforcuar sulmit, për më tepër klubi francez është i interesuar edhe për Nikola Kalinic. Gjithsesi, Simeone e ka vendosur që të dy sulmuesit duhet të largohen që tani, e pa zgjidhur mbetet akoma skuadrat se ku do të adresohen sulmuesit.

Martins u mor me bujë pas sherrit që përfshiu klubin e Sporting Lisbonës, por sulmuesi nuk ia doli të tregojë veten edhe pse cilësohet si një talent sepse aktualisht është 23 vjeç. Në La Liga ai ka luajtur vetëm 223’ minuta, ndërsa këtë sezon në 20 ndeshje ai numëron vetëm disa minuta në 8 ndeshje si zëvendësues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit