Emery: Fitorja me Chelsea-n e rëndësishme, por kemi një problem

19 Janar 2019
21:03
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Arsenal, Unai Emery, ka folur në përfundim të fitores së rëndësishme të marrë kundër Chelsea-t.

"Donim të fitonim për tifozët tanë. Diferenca në renditje mes nesh dhe Chslea-t ishte gjashtë pikë, por kjo fitore mund të na bëjë të ndihemi më optimistë", ka thënë spanjolli. 

"Mund të ndihemi të lumtur për sot, por duhet t'i marrim ndeshjet një nga një. Duhet të gjejmë balancën e duhur mes ndeshjeve që luajmë në shtëpi dhe atyre në transfertë".  

"Diferenca mes ndeshjes së sotme dhe asaj të mëparshmes është shumë e madhe, edhe pse kemi luajtur me të njëjtët lojtarë, për këtë arsye duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit