Emery kërkon të “heqë qafe” yllin e ekipit

14 Janar 2019
17:49
back button

Mesut Ozil nuk është përfshirë në skuadër për ndeshjen e humbur ndaj West Ham në fundjavë dhe thashethemet janë se ish-lojtari i Gjermanisë do të largohet. 

Sipas anglezes Daily Mail, trajneri i Arsenal Unai Emery thuhet t’i ketë kërkuar eprorëve të tij ta huazojnë diku 30-vjeçarin, ose nëse do të ekzistonte mundësi, ta shisnin përfundimisht. 

Me paratë e mundësuara me shitjen ose huazimin e tij, trajneri spanjoll kërkon të përforcojë skuadrën me lojtarët që mund t’i shërbejnë më mirë klubit. 

Me 20 milionë euro që fiton në vit fantazisti, ai është një prej lojtarëve më të paguar në Premier League. 

Arsenal kërkon të investojë paratë e fituara nga Ozil te Ismaila Sarr i cili luan te Stade Rennes. Sulmuesi anësor kërkohet edhe nga klube të tjera angleze. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit