Emery “prapakthehu”, rikthen në skuadër lojtarin e padëshiruar

18 Shtator 2019
19:22
Telesport
back button

Mbrojtësi Shkodran Mustafi është grumbulluar me skuadrën e Arsenal, për ndeshjen që “topçinjtë” do të luajnë të enjten në Europa League ndaj Eintracht Frankfurt.

Trajneri Unai Emery e ka përfshirë mbrojtësin gjerman (me origjinë shqiptare) në listën e lojtarëve që kanë udhëtuar sot drejt Gjermanisë.

Këtë sezon, Mustafi nuk ka zbritur asnjë minutë në fushë, teksa konsiderohet i tepërt dhe i padëshirueshëm nga trajneri Emery.

Gjithsesi, nuk dihet ende nëse trajneri spanjoll do t’i japë një shans Mustafit, për ta hedhur në fushë në këtë ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit