Emocionohet Messi, ja fjalët e para pas triumfit!

2 Dhjetor 2019
22:08
back button

Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë 2019. Argjentinasi futet në histori, teksa e merr këtë çmim për herë të gjashtë në karrierën e tij. Pas ngritjes së zakonshme të trofeut, Messi tha edhe fjalët e para ku u shpreh:

“Dua të falënderoj të gjithë gazetarët që votuan dhe donin që unë ta fitoja këtë çmim. Gjithashtu, dua të falënderoj të gjithë shokët e ekipit dhe çdokënd tjetër. Kur fitova ‘Topin e Artë’ të parë më kujtohet që vija me familjen dhe isha vetëm 21 vjeç. Çdo ditë mundohem të përmirësohem. Po afrohet edhe koha e tërheqjes për fat të keq. Nuk është momenti tani normalisht, por koha kalon shpejt.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit