EMOCIONUESE: Hoeness largohet nga Bayerni pas 50 vitesh, rikthen Robbery në Gjermani!

15 Nëntor 2019
21:41
Eraldo Harlicaj
back button

Uli Hoeness do të largohet nga bordi drejtues i Bayern Munchen pas 50 vitesh. Ai ka qenë pjesë e klubit gjerman për thuajse gjysmë shekulli duke vendosur rekorde dhe duke fituar si askush tjetër në Gjermani. Zyrtari i lartë i kampionëve të Gjermanisë ka vendosur të pensionohet dhe Bayerni përgatiti lamtumirën e tij në mënyrë përfekte. 

“Kaq ishte e gjitha, mbarova punë! Faleminderit për gjithçka”, – tha Hoesness në fjalën e tij të lamtumirës, dukshëm shumë i prekur. E gjithë salla u çua në këmbë për legjendën gjermane dhe duartrokiti gjatë. 

Nuk mund të mungonin në këtë mbrëmje të madhe dhe dy lojtarët që Hoeness i kishte pikë të dobët Arjen Robben dhe Franck Ribery. Robbery kanë fituar gjithçka me gjermanët dhe kanë lënë kujtime të pashlyeshme në memorien e çdo tifozi gjerman. Ata u përshëndetën në skenë me drejtuesin e tyre duke i uruar më të mirat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit