Emocionuese! Messi shpërthen në lot pas “hat-trick” që theu rekordin e Pele

10 Shtator 2021
8:56
Alfred Lleshi
back button

Një mbrëmje historike dhe një rekord tjetër i pushtuar. Lionel Messi shkroi një faqe të re të futbollit të Amerikës së Jugut gjatë natës, nën tingujt e golave. “Pleshti” e tërhoqi Argjentinën me një “hat-trick” kundër Bolivisë në ndeshjen e luajtur në Buenos Aires dhe kaloi Pelen në renditjen e golashënuesve më produktivë me fanellën e ekipeve kombëtare të Amerikës së Jugut.

Messi ngjitet në kuotën e 79 golave, dy më shumë se Pele. Numri 30 i PSG nuk u kufizua në një rekord të vetëm. Falë “hat trick” kundër Bolivisë, argjentinasi kaloi ish-shokun e Barcelonës, Luis Suarez, në renditjen e golashënuesve më të mirë të kualifikueseve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës, me gola.

Për Messin ky është një tjetër moment historik i madh, pasi fitoi Kupën e Amerikës në verë, trofeu i parë i ngritur në qiell me fanellën e Argjentinës. “Ishte një synim që me të vërtetë doja ta arrija, – tha Messi në lot në fund të ndeshjes. – Kam pritur, kërkuar dhe ëndërruar për të një kohë të gjatë. Është një moment unik se si ndodhi pas një pritjeje të gjatë”.

Numri 10 i Selección më pas shtoi: “Nuk kishte mënyrë më të mirë për ta festuar këtë moment historik. Nëna ime dhe vëllezërit e mi janë në tribuna. Ata kanë vuajtur shumë dhe sot ishin këtu për të brohoritur. Unë jam shumë i lumtur”.

Skuadra e Scaloni mbetet e pamposhtur dhe vazhdon procesin e kualifikimit drejt Kupës së Botës në Katar, të planifikuar për vitin 2022.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit