Festë me fisin, sulmuesi ekzaltohet për ftesën e Brazilit (VIDEO)

18 Maj 2019
12:26
back button

Tite, trajneri i Brazilit publikoi listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet e ardhshme të Copa America. Mes shumë emrave që mungojnë, u pa në listë emri i sulmuesit të Everton, Richarlison.

21-vjeçari është kthyer në vendlindje dhe e ka mësuar pranë familjarëve të tij këtë lajmë të gëzueshëm. 

Të gjithë të ulur në dysheme, të gjithë fëmijët e fisit dhe familjarët janë duke ndjekur në televizor konferencën e trajnerit dhe në rresht të parë është vetë sulmuesi që ndjek gjithë vëmendje derisa dëgjon emrin e tij dhe festa fillon.

Vërtetë emocionuese, ndjenja e një lojtari gjithmonë është e papërshkueshme kur merr ftesë nga kombëtarja.

Ky sezon ka qenë i suksesshëm për lojtarin e talentuar që ka shënuar 13 gola në Premier League dhe në 8 ndeshje me Brazilin ka realizuar 3 herë.

Lista e Brazilit:

Lajme të tjera

Lajmet e fundit