Ende mister çështja e tenistes kineze, WTA pezullon të gjitha eventet në Kinë

2 Dhjetor 2021
8:25
Telesport
back button

WTA (Women Tennis Association) ka zyrtarizuar sot pezullimin e të gjitha eventev e sportive në Kinë, vendim ky që ka efekt të menjëhershëm. E njëjta situatë edhe për turnetë që WTA zhvillon në Hong-Kong. Ky vendim u mor për shkak të situatës ende të paqartë me fatin e tenistes kineze Shuai Peng, e cila një muaj më parë denoncoi për dhunë seksuale ish-zv.kryeministrin kinez.

Pas këtij denoncimi në rrjetet sociale, mesazhi u zdhuk dhe fati i tenistes mbeti mister. Edhe pse presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, pati një video-konferencë me tenisten 10 ditë më parë, WTA është ende në dilemë për fatin e tenistes, emri dhe rezultatet e së cilës janë fshirë në Kinë.

Steve Simon, presidenti i WTA, tha: “Ne ende kemi dilema e mistere në lidhje me fatin e tenistes, nëse është e lirë apo jo, nëse është e sigurt apo jo. Mendojmë se censura dhe kërcënimi në Kinë ndaj saj janë ende prezent në këtë çështje. Për këtë arsye, nuk do të zhvillojmë asnjë event në Kinë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit