“Ëndërroj të blej CR7”; biznesmeni synon të blejë gjigantët francezë. Bën fushatë me portugezin

10 Korrik 2020
15:29
Alfred Lleshi
back button

Duke proklamuar “hitin” e madh të merkatos, Mohamed Ayachi Ajroudi, biznesmen franko-tunizian, po bën fushatë me yllin portugez për blerjen e Olympique Marseille. “Nëse ëndërroj të blej Cristiano Ronaldon? Në jetë gjithçka është e mundur, është një ëndërr që më emocionon, – thotë ai në një intervistë me gazetën franceze “Le Figaro”. – Cristiano Ronaldo, – vazhdon më tej Ajroudi, – më pëlqen shumë për respektin që tregon, për disiplinën e veçantë dhe shpirtin e madh të sakrificës, me të cilën bën punën e tij”. Kujtojmë se në sezonin e fundit të Ligue 1, që u ndërpre në mars prej pandemisë së Covid-19, Marseille përfundoi i dyti pas kampionit francez, PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit