Ëndrra e Guardiola-s mund të realizohet pas 18 muajsh, vjen lajmi i bujshëm nga Anglia

23 Janar 2022
12:03
Denis Hakanaj
back button

Nga trajner klubi në trajner kombëtareje.

E ardhmja e Pep Guardiola mund të jetë në drejtim të një kombëtareje, një dëshirë që trajneri i Manchester City nuk e ka mohuar kurrë.

Një ëndërr që dukej e largët, por që mund të jetë më afër nga sa mendihej.

Në Angli kanë filluar zërat në lidhje me të ardhmen e trajnerit spanjoll.

Sipas The Sun, Guardiola mund të bëhet trajneri i Holandës pas 18 muajsh, ose më saktë kur të ketë përfunduar kontrata e tij me Manchester.

Vëllai i tij Pere duket se ka nisur të punojë me agjencinë holandeze SEG dhe kjo mund të jetë, në të ardhmen, një “ndihmë” që Pep të bëhet trajner i Tulipanëve.

Në fakt, pas Botërorit në Katar, mandati i Louis van Gaal duhet të përfundojë dhe kjo do të linte hapësirë për një trajner të ri.

Të shohim se çfarë do të ndodhë. E sigurt është se Guardiola trajner i një kombëtareje nuk është më një gjë edhe aq e pamundur…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit