Ëndrra e ndaluar ngre “Djallin” në qiell: “Dua Neymar te Milan!”

23 Janar 2019
22:20
back button

Fabiana Britto ngre në qiell të gjithë tifozët e Milan, në të gjitha kuptimet. Modelja braziliane ka publikuar një foto në llogarinë e saj në “Instagram” teksa mban veshur, në një pozë si kurrë më parë aq seksi, fanellën e Milan me numër 10.

Një mesazh që ka një të destinuar të qartë: Neymar. “Ia dedikoj këtë foto idhullit tim Neymar. Ëndrra ime është ta shoh me fanellën e Milan. Të gjtihë futbollistët më të mirë dhe kampionët brazilianë kanë luajtur për Milan, mungon vetëm ti Neymar. Hajde te Milan për të fituar më shumë tituj dhe për të na bërë të lumtur, kampion!”, shkruan Britto në Instagram, duke ngjallur ëndrrat e tifozëve kuqezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit