Ëndrra e Partizanit thyhet nga Trabzonspori, turqit në sulm për sulmuesin

17 Maj 2019
16:31
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani kërkon të përforcohet shumë para ndeshjeve të Champions League dhe do të bëjë ndonjë lëvizje "big". Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe, është ëndrra e madhe e kryeqytetasve, por duket se do të jetë një sirtar që nuk do të çelet kurrë. 

Afrikani ka luajtur në kampionatin bullgar këtë sezon duke shënuar 17 gola në 30 ndeshje mes Kupës dhe Kampionatit. Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 me një klauzolë lirimi 1 milion, praktikisht çmenduri që ta mendosh se Partizani mund të ketë mundësi ta afrojë në skuadër. 

Trabzonspori është ekipi konkret që është interesuar për shërbimet e gambianit. Turqit janë të gatshëm të paguajnë dhe klauzolën e tij të lirimit, pasi po flasim për një tjetër realitet ekonomik. Në skuadër, Sowe do të gjente dhe Ekubanin, një dyshe "made in Superiore", por e përdorën kampionatin tonë si trampolinë.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit