Ëndrra e talentit italian mund të shuhet! Kontrolli i ri mjekësor i prish planet Euro 2020, Roma…

8 Prill 2021
14:23
Telesport
back button

Pritja për të parë Nicolò Zaniolo në fushë mund të jetë më e gjatë se sa parashikohej…

Rruga që çon xhevahirin e Romës drejt rimëkëmbjes totale pas këputjes së ligamentit të gjurit të majtë të pësuar 7 shtatorin e kaluar gjatë Hollandë-Itali të Ligës së Kombeve UEFA, nuk ka arritur ende në përfundimin e saj natyror…

Sipas raportimit nga “Il Tempo”, Zaniolo fluturoi në Innsbruck të mërkurën për t’u vizituar nga Profesor Fink në klinikën Gelenpunkt.

Rezultati i kontrollit të cilit iu nënshtrua nuk ishte ai që pritej dhe megjithëse rimëkëmbja po përparon mirë, kthimi në grup mund të zgjasë një muaj më shumë sesa pritej fillimisht…

Në rastin më të keq, pra, Zaniolo mund të kthehet në dispozicion të Fonseca për javën e fundit të majit, kur kampionati praktikisht do të mbaronte.

Nëse kjo do të konfirmohej, padyshim që shanset për ta parë atë protagonist në Kampionatin Evropian do të zvogëloheshin në mënyrë drastike.

Në fakt, Zaniolos do t’i mohohej mundësia për të luajtur numrin e ndeshjeve që mund ta lejojnë atë të tregojë deri në atë pikë sa të bindë trajnerin Mancini të vërë bast për të…

Në këtë pikë nuk përjashtohet që Roma mund të vendosë që ai të kthehet në fushë direkt për grumbullimin e verës, në mënyrë që të mos shpejtojë kohën dhe t’i lejojë atij të përgatitet më mirë për vitin e ardhshëm.

Zaniolo, 21 vjeç, është në dëmtimin e tij të dytë serioz në karrierën e tij, pas atij në ligamentin e gjurit të tij të djathtë në janar 2020.

Sezoni i tij 2020/2021 në këtë pikë nuk përjashtohet që mund të ketë përfunduar përpara kohe…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit