Ëndrra kthehet realitet, Shevchenko luan futbollin me djalin pa këmbë (Video)

19 Mars 2019
15:02
back button

Ali Turganbekov udhëtoi mbi 4.000 kilometra për të takuar idhullin e tij, Andriy Shevchenko dhe përfaqësuesen e Ukrainës.

Djaloshi 11-vjeçar ka lindur pa këmbë dhe udhëtoi nga një periferi e Kazakistanit për të takuar ish-sulmuesin e Milanit, me të cilin bëri edhe disa pasime me top.

“Ëndrra ime më e fundit u bë realitet me fituesin e ‘Topit të Artë’ dhe fituesin e Champions League me Milanin, Andriy Shevchenko. Ishte super! U mbyta nga emocionet”, shkroi Ali në postimin e tij në Instagram.

Këtë takim e ndau edhe trajneri i Ukrainës, i cili shkroi: “Dita e parë e stërvitjes filloi me një takim të pabesueshëm me Ali. Një djalë që ka lindur pa këmbë dhe udhëtoi mbi 4.000 kilometra nga Almaty për të luajtur futboll me ne.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit