Ëndrra “Messi”, rinovimet e Mbappe-Neymar dhe zgjedhja Pocchetino! Leonardo “hap thesin”

18 Janar 2021
15:15
Telesport
back button

Në një intervistë të gjatë dhënë për France Football, Leonardo trajtoi shumë çështje aktuale të Paris Saint-Germain, duke filluar me shkarkimin e Thomas Tuchel: “Ne e dinim se një rinovim do të ishte i vështirë, thjesht vendosëm të përshpjetonim kohën e shkarkimit! Sigurisht që nuk e bëmë atë pa i treguar dhe nuk mendoj se ishte një surprizë për të. Ne shpesh diskutonim, mbase ai nuk më kuptonte më…”.

Sa i përket pronarëve katariotë, Leonardo ka vetëm superlativa: “Le të shohim se çfarë solli PSG në Ligue 1 dhe do të na duhen vetëm disa sekonda: Pastore, Ancelotti, Thiago Silva, Ibrahimovic, Beckham, Cavani, Neymar, Mbappé, Marquinhos, Verratti, Di Maria, Icardi, Navas kanë arritur në ligën franceze!

Falë kujt? Ne duhet të ndalojmë së foluri për para gjatë gjithë kohës dhe të përpiqemi të vlerësojmë të gjithë punën dhe angazhimin e bërë në PSG dhe imazhin e futbollit francez. Çfarë do të ndodhë kur ata të largohen?”.

FC Barcelona - La Liga: Leonardo: PSG thought about buying Messi | MARCA in  English

Ardhja e Pochettino: “Unë mendoj se stili i lojës është i rëndësishëm, ne duhet të kemi identitetin tonë. Është një proces që zgjat disa vjet dhe unë mendoj se Pochettino mund ta bëjë këtë, duke i qëndruar besnik ADN-së së klubit”.

Rinovimet e Neymar dhe Mbappé: “Besoj se ata janë të bindur. Sot PSG është një vend i mirë për një lojtar ambicioz dhe i nivelit të lartë.

Leonardo & Pochettino to hold transfers meeting next week | Get French  Football News

Ne thjesht duhet të gjejmë një mirëkuptim që përqafon dëshirat e tyre, nevojat e tyre, pritshmëritë tona dhe mjetet tona.

Ne nuk duhet t’i lutemi askujt: ata që duan vërtet të qëndrojnë do të qëndrojnë. Ne flasim shpesh dhe kam ndjesi të mira”.

The 6 Clubs Who Are Interested in Signing Mbappé and Neymar - PSG Talk

Ëndrra Messi: “Lojtarë të mëdhenj si Messi do të jenë gjithmonë në listën e dëshirave të PSG. Por padyshim që nuk është koha të flasim për këtë, ose të ëndërrojmë për të.

Ne jemi ulur në tryezën e madhe të atyre që ndjekin nga afër zhvillimet e historisë. Në të vërtetë jo, ne nuk jemi ulur akoma, por karrigia jonë është e rezervuar, për çdo rast … Katër muaj në futboll është një përjetësi, veçanërisht gjatë kësaj periudhe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit