Robert Lewandowski nuk është duke shfaqur probleme me fizikun apo performancat e tij, por Barcelona që tani po mendon zëvendësuesin e tij potencial.
Barcelona po monitoron disa sulmues dhe sipas gazetarit Fabrizio Romano alternativat janë katër. Presidenti Laporta është i vetëdijshëm se polaku po shkon drejt fundit të karrierës.
Opsionet për Barcelonën janë Benjamin Sesko, Victor Osimhen, Alexander Isak dhe Viktor Gyokeres. Ata janë të rinj dhe me shumë potencial.
Emri më i bujshëm do të ishte Erling Haaland, por norvegjezi është një operacion i shtrenjtë dhe Barcelona nuk e përballon ekonomikisht.