Enrique i hap derën adoleshentit të Barcelonës: Më pëlqen!

14 Janar 2021
17:48
Eraldo Harlicaj

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, do të ftojë me skuadrën e parë lojtarin e Barcelonës, Pedri. Lojtari i ri i Barcelonës po luan si titullar dhe ka bërë mjaft mirë. Pedri po bën shumë mirë te skuadra katalanase dhe duket se do të debutojë me spanjollët.

“Ne nuk e kemi ftuar ende atë, por luan rregullisht me ekipet e moshave. E kam thënë disa herë dhe e përsëris, shumë nga ne e pëlqejnë Pedrin.

“Diçka e tillë është e qartë. Por është një rrugë e gjatë deri në mars. Skuadra e parë ka prioritet dhe diçka e tillë është e qartë për të gjithë”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit