Enrique: Jemi me fat, por trajnerët nuk janë kurrë të kënaqur

30 Nëntor 2019
22:03
Denis Hakanaj
back button

Luis Enrique, që ka qenë i pranishëm në një eveniment zyrtar për herë të parë pas kthimit në drejtim të Spanjës, ka komentuar shortin e fazës finale të Europianit.

Spanja është në Grupin E me Poloninë e Lewandowski-t dhe Suedinë. Kundërshtari i tretë do të dalë nga playoff-i: Bosnja, Irlanda e Veriut, Sllovakia ose Republika e Irlandës.

Mund të kishte shkuar shumë më keq. Edhe pse Luis Enrique, në deklaratat e bëra për AS, është shprehur i kënaqur, por pa ekzagjeruar.

“Me sa duket na ka shkuar mirë, por trajnerët nuk janë kurrë të kënaqur. Mendojmë gjithmonë se nuk duhet patur besim dhe se ndeshjet duhen luajtur për t’u fituar. Jemi të kënaqur që nuk jemi në Grupin F”, ka thënë ai.  

“Do t’i luajmë ndeshjet tona në Bilbao, një nga fushat më të bukura të Europës me Wembley-n. Është e mrekullueshme. Do të kemi një ambient që do të na garantojë një mbështetje maksimale. Tani do të diskutojmë me Federatën për të zgjedhur qendrën e grumbullimit dhe të organizojmë miqësoret”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit