Enrique show: “Nëse Ferran Torres feston ashtu, nuk e sheh më fushën! Muriqin e kam zgjedhur…”

25 Nëntor 2022
22:40
Telesport
back button

Në Spanjë flitet shumë për ndeshjen kundër Gjermanisë: duke fituar, La Roja mund të eliminojë pretendentin për titull në fazën e grupeve dhe mbi të gjitha të siguroje shumë përpara bileten për në fazen e 1/16.

Por kjo nuk është e gjitha: në rrjetet sociale ka ironi për faktin se Luis Enrique mund të bëhet gjysh dhe ta zbulojë… në pankinë. Vajza e madhe e trajnerit, Sira, në fakt është fejuar me Ferran Torres, sulmuesin titullar të Spanjës: të dy janë bashkë prej një viti.

Në live-in e tij të zakonshëm në Twitch nga Katari, Luis Enrique iu përgjigj një pyetjeje nga një përdorues i cili e pyeti se si do të reagonte nëse Ferran imitonte gjestin e biberonit, duke iu referuar një shtatzënie të mundshme të partneres së tij dhe vazjes se trajnerit…

“Nëse shënon, unë gëzohem por nëse bën gjestin e biberonit, e zëvendësoj menjëherë dhe e dërgoj në tribunë dhe ai nuk shkel më këmbë në stadium apo fushë. Nuk po bëjmë shaka!” Shkurtimisht, një mënyrë e mirë për të dekurajuar ish-sulmuesin e Valencia dhe Man City që të brohorase duke iu referuar ardhjes ne jete te ndonje fëmije gjatë rrugës.

Ndër përgjigjet më të habitshme të Luis Enrique ishte prania e Iago Aspas, të cilit ai nuk e përmend për skuadrën spanjolle, në skuadrën e tij të fantazisë duke ndarë epërsinë me Lewandowski, Muriqi dhe Rodrygo. Si trajner ai zgjodhi Xavi Hernandez. “Kam Muriqin, Rodrygon, Iago Aspas dhe Lewandowskin në Football Fantazi sa i perket La Liga-s”.

Ai ka lënë një mesazh edhe për ata që kritikojnë thirrjen për të rinjtë, por më pas vlerësojnë nivelin e tyre në ndeshje. “E njëjta gjë për të cilën të akuzojnë kur humbet, pastaj të lavdërojnë kur fiton”.”Nëse ata janë të rinj dhe ne fitojmë, çfarë çudie, çfarë barbarie. Nëse humbasim, por meqenëse ju vini me lojtarë të rinj. Kjo nuk ia vlen të argumentohet, para se të vini, vini veten në favor të një rryme apo tjetrës sepse përndryshe. nuk ka kuptim”, tha ai.

Me pas, ka edhe nje kerkese: “Do të ishte e mrekullueshme të vendosnim tekst në himn. Do të ishte mirë nëse do të vendosnin tekste që përfaqësojnë emocionin që ndihet kur dëgjon himnin spanjoll”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit