EPILOGU I PABESUESHËM | Kampionati paraguajian vendoset në minutën e 101

5 Dhjetor 2021
16:28
Telesport
back button

Futbolli eshte i bukur sepse shpesh i paparashikueshem. Ndonjehere mendon se ke fituar por shperdoron gjithcka, ndonjehere mendon se ke humbur por mund te ndodhe gjithcka, deri ne vershellimen e fundit, deri kur bilbili i trefishte te vulose ndeshjen…

Në javën e fundit të kampionatit elitar të Paraguajit, realisht ndodhi gjithçka!

Lideri Cerro Porteño përballej me Guaranì, i dyti në renditje në -2 pikë larg.

Pas një çerek ore lojë, Cerro Porteño mbetet një më pak në numër për shkak të përjashtimit të Alan Benitez.

Në minutën e 90-të, Guarani po fiton 2-0 dhe fitorja – si në ndeshje ashtu edhe në kampionat – tashmë duket se është përfunduar dhe e hipotekuar…

Megjithatë, në kohën shtesë, në fushë shpërthen një sherr i madh: dy lojtarë të Guaranì përjashtohen dhe befas e gjen veten me një lojtar më pak.

Kështu, Cerro Poteno hidhet në sulm në kërkim të një barazimi. Në 99′ Espinola shkurton distancën, në 101′ Gabriel Patiño shënon golin përfundimtar 2-2 që vlen fitoren e kampionatit për Cerro Porteño.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit