Erblira Bici fituese e Kupës së Italisë në A2 me Romën dhe merr trofeun MVP

30 Janar 2023
8:58
Telesport
back button

Skuadra e Roma Volley Club, ku luan edhe volejbollistja shqiptare Erblira Bici, kapitene e kombëtares së femrave, ka fituar për herë të parë në historinë e saj Kupën e Italisë për Serie A2. Në finale, ekipi i Romës mundi 3-0 rivalet e Valsabbina Millenium Brescia.

Një ndeshje mjaft e mirë e ekipit roman, ku diferencën në parket e bëri pikërisht volejbollistja shqiptare e Erblira Bici. Ajo realizoi 20 pikë në këtë finale, duke u shpallur edhe MVP e ndeshjes. Një paraqitje e shkëlqyer e shtatlartës shqiptare, që ishte më e mira në fushë.

Bici udhëhoqi skuadrën drejt fitores, duke treguar edhe një herë aftësitë e saj, si një shutere e jashtëzakonshme. Kjo nuk është hera e parë që Bici rrëmben trofe në kampionatin italian, ku luan prej disa sezonesh. Ajo u vlerësua shumë për paraqitjen e saj në këtë finale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit