Erdhi boshnjaku, ikën shqiptari; rokadë në mbrojtjen e Teutës

25 Janar 2020
11:19
Alfred Lleshi

Silvester Shkalla nuk do të jenë më pjesë e Teutës. Një qendërmbrojtës erdhi së fundi nga Bosnje Hercegovina, një tjetër largohet nga durrsakët. E kemi fjalën për rokadën mes Kenan Hreljic dhe Silvester Shkallës. I pari pritet të jetë shtylla e prapavijës së “djemve të detit” në vazhdim, ndërsa i dyti duhet të kërkojë skuadër tjetër. Palët i kanë ndarë rrugët në këtë merkato dimërore, çka bëhet me dije nga vetë klubi bregdetar:

“Klubi i Futbollit Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Silveter Shkallën. Qendërmbrojtësi ka zgjidhur me konsenus kontratën me ne. KF Teuta e falënderon lojtarin për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierë”.

24-vjeçari i lindur në Tiranë, që ka luajtur më parë me Dinamon, ishte pjesë e “djemve të detit” që prej vitit 2015. Me këta të fundit ka luajtur afro 100 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit