Erdhi tek Inter për fenomenin Ronaldo, filloi punë si trajner dhe tani i hyn… pornos!

16 Shtator 2019
16:05
back button

Ndonjëherë jeta është e çuditshme dhe disa njerëz provojnë gjithçka nga ajo që rastësia iu ofron.

I tillë ka qenë fati edhe për Sem Bruno Moioli, i cili para viteve ’90 ishte një këngëtar dhe merrej vetëm me muzikë. Pasioni për multimedian bëri që ai të kalonte tek një klub futbolli si Inter, që asokohe sapo kishte marrë një lojtar si Ronaldo braziliani dhe Sem u kujdes për faqen zyrtare të klubit.

Pikërisht në ato vite, tek Inter, ai u njoh me trajnerin Paulo Sousa, me të cilin krijoi një miqësi të fortë, aq sa portugezi e mori si asistent kur ishte trajner tek Fiorentina dhe Sem Moioli kishte filluar rrugën të bëhej një trajner futbolli.

Gjithsesi vetë personazhi në fjalë duket se ka hequr dorë nga futbolli për të iu kthyer pasionit të vjetër: Multimedias. Në një foto të publikuar nga ai vetë shfaqet me aktorin e filmave për të rritur, Rocco Siffredi, me të cilin do të zhvillojnë një projekt digjital në këtë sektor, teksa punën e kanë nisur në Budapest të Hungarisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit