Ergi Lubani: Flamurtari ka fatin që luan në shtëpi, Kamza më ka habitur me…

14 Dhjetor 2018
19:28
back button

Flamurtari e zhvillon ndeshjen e parafundit për këtë vit në Vlorë. Pas Laçit, skuadra vlonjate do të kërkojë tre pikë edhe ndaj Kamzës, rivalit të radhës në kampionat. Në konferencën e zakonshme për shtyp, një ditë para ndeshjes, ka dalë zëvendës trajneri i ekipit Ergi Lubani, që më herët ka pasur të njëjtin rol edhe te Kamza. Lubani u shpreh para gazetarëve se në Superligë nuk ka ekipe të lehta apo ndeshje të tilla, por sipas ndihmësit të Ilir Dajës, Flamurtari luan vetëm për fitore. Ai u shpreh se Kamza është një ekip i vështirë, me kualitete të mëdha, që nuk meriton vendin që ka aktualisht në renditje.

Patjetër që e njoh mirë ekipin e Kamzës, edhe pse me ndërrimin e trajnerit dhe ardhjen e Ernest Gjokës, mund të ketë ndryshime taktike. Por të paktën cilësitë individuale të futbollistëve të Kamzës i di mirë. Nisur nga kjo them që do të jetë një ndeshje e vështirë. Për mendimin tim Kamza nuk e reflekton pozicionin që ka në renditje, me cilësitë e futbollistëve që ka. Në këtë kampionat nuk ka ndeshje të lehta, ne e kemi parë shembullin tonë,  kemi fituar me vendin e parë dhe brenda gjashtë ditëve kemi humbur me vendin e fundit.

Çdo ndeshje meriton vlerësimin maksimal dhe sidomos kjo sfidë, unë mendoj që do të jetë e bukur dhe për tifozët. Janë dy ekipe që kanë lojtarë që preferojnë lojën e bukur, preferojnë lojën me topin poshtë. Ne kemi fatin që luajmë në fushën tonë, ndryshe nga shumë ekipe të tjera që janë të detyruar të ikin të lëvizin jashtë, stadiumi jonë ka qenë gjithmonë në kushte perfekte, tifozët janë sjellë gjithmonë shkëlqyeshëm dhe luajmë në fushën tonë.

Unë Kamzën e njoh si një ekip shumë të fortë faktikisht. Nuk është një deklaratë diplomatike, por Kamza mua më habit për pikët që ka. Duhet të ishte shumë më lartë mendoj unë. E kam trajnuar, kam punuar me stafin dhe djemtë e Kamzës, janë futbollistë cilësor, kanë përvojë. Plaku, Teqja, Mala, Frashëri etj, meritojnë vlerësimin maksimal dhe patjetër që objektivi është fitorja”-u shpreh Lubani.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit