Eric Abidal: Messi nuk është i njëjtë; stili i tij i lojës ndryshon çdo vit

15 Shtator 2021
10:59
Alfred Lleshi
back button

Sytë e të gjithëve janë në stadiumin “Jan-Breydel”, pasi mund të jetë hera e parë që shohim tridentin Messi-Neymar-Mbappé në fushë. PSG do të përballet sonte me Brugge dhe, megjithëse askush nuk ka dashur të nënvlerësojë klubin belg, vëmendja është e qartë se kë duhet të synojnë gjatë ndeshjes.

Të paktën kështu e konsideron Éric Abidal, i cili pret me padurim duelin e Ligës së Kampionëve mes dy skuadrave. Ish-lojtari dhe drejtuesi i Barcelonës ndau përshtypjet e tij mbi tridentin, që të funksionojë siç duhet.

“Ata duhet të përshtaten me njëri-tjetrin. Ju duhet t’iu uroni mbrojtësve fat, kur të vihen përballë tyre, – nënvizoi gjatë intervistës për “Le Parisien”. – Nëse ata kanë një ditë të mirë, mund të lëndojnë këdo shumë shpejt”. Është e qartë se PSG ka bashkuar disa nga lojtarët më të mirë në botë gjatë merkatos së verës, edhe pse ende nuk janë përshtatur me njëri-tjetrin.

“Duhet të përpiqeni të plotësojnë njëri-tjetrin dhe të shihni se si mund të punojnë së bashku. Ata e dinë mirë se çfarë do të thotë të luash në nivelin më të lartë. Është me rëndësi përshtatja me lëvizjet e njëri-tjetrit dhe të mos jenë të gjithë në të njëjtën zonë”, – shpjegoi Abidal.

Sido që të jetë, Neymar dhe Messi tashmë e dinë se çfarë është të ndash një dhomë zhveshjeje. Éric Abidal luajti për gjashtë sezone te Barça dhe, gjatë të gjithë atyre kohëve, përkoi me yllin argjentinas. Ai e njeh shumë mirë dhe e di se çfarë është të luash me të. Përveç kësaj, si një ish-futbollist profesionist, Abidal është i vetëdijshëm se, me kalimin e kohës, lojtarët duhet të evoluojnë dhe të përshtaten.

“Çdo vit, stili i tij i lojës ndryshon, – tha francezi për Messin. – Është e vërtetë që Messi nuk është i njëjtë me atë që kisha unë bashkëlojtar, por ka evoluar. Unë mendoj se lojtarët përshtaten kur luajnë me të. Ëhtë e rëndësishme të kesh një lojtar konkurrues, që bën diferencën. Për PSG është një tjetër aset ofensiv. Ne të gjithë jemi të etur për ta parë tridentin e parizienëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit