Eric Cantona lufton krimin i zhveshur në tv

8 Tetor 2019
18:00
Denis Hakanaj
back button

Rebel në fushën e lojës dhe rebel edhe si aktor.

Eric Cantona ka shkruar historinë e futbollit me aftësitë e tij dhe me disa sjellje të diskutueshme për të cilat është kritikuar shumë në të kaluarën. Në muajin gusht, ish-sulmuesi i Manchester United ka marrë një çmim nga presidenti i UEFA-s gjatë hedhjes së shortit për fazën me grupe të Champions League.

Me atë rast, ai ka bërë një fjalim të frymëzuar nga Shakespeare dhe ka patur një veshje të denjë për një aktor filmash: këmishë e kuqe, xhinse dhe beretë. Pak a shumë e njëjta që po e bën të famshëm në botën  e kinemasë.  

Ish-futbollisti francez ka zgjedhur të qëndrojë para kamerave edhe në jetën e tij të dytë, por këtë herë pa një top mes këmbëve. Cantona, në fakt, interpreton rolin e një ish-polici aspak tradicionalist në serialin e ri francez “Le Voyageur”. Ish-sulmuesi lufton krimin me një armë në dorë, por jo vetëm.

Sipas Sun, Cantona shfaqet edhe duke vrapuar lakuriq në pyje në rolin e Thomas Bareski, i cili përshkon Francën me një furgon në kërkim të një vrasësi serial të rrezikshëm. Nuk është hera e parë që Cantona aktron që nga monentu që ka varur këpucët në gozhdë.

Francezi ka qenë protagonist i filmit “Në kërkim të Eric” dhe ka qenë imazhi i fushatës reklamuese të Kronenbourg. Tani Mbreti është lakuriq dhe nuk ka ndërmend të kthehet mbrapa: cila do të jetë aventura e tij e radhës para kamerës?  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit