Erik ten Hag refuzon pushimet, zbarkon në Londër me misionin e veçantë

19 Maj 2022
12:57
Alfred Lleshi
back button

Erik ten Hag ka fluturuar drejt Londrës dhe pritet të jetë i pranishëm në “Selhurst Park” të dielën, teksa Manchester United do të udhëtojë në fushën e Crystal Palace për ndeshjen e fundit të sezonit në Premier League.

Holandezi, i cili u emërua trajner i “Djajve të Kuq” në prill, me një kontratë fillestare 3-vjeçare, do të zhvillojë bisedime me klubin për merkaton dhe gjëra të tjera që kanë të bëjnë me ekipin që do të drejtojë. Ten Hag mbështetet nga ndihmësi i tij për një kohë të gjatë Mitchell van der Gaag, me të cilin punoi tek Ajax.

Dyshja synon të ndryshojë fatin e Manchester United pas një sezoni të mjerueshëm, pa asnjë trofe dhe më e keqja, jashtë zonës Champions. Madje, skuadra nga “Old Trafford” mund të përfundojnë në vendin e shtatë të Premier League dhe të sigurojë vetëm një vend në Ligën e Konferencës së Evropës.

Ten Hag refuzoi të nisej për pushime pasi fitoi titullin e ‘Eredivisie’, në vend të kësaj udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar me avion privat të mërkurën në mbrëmje. Sipas “Daily Mail”, trajneri holandez do të ketë shansin të shikojnë skuadrën e tij të re në veprim, në Londrën Jugore.

Ndërsa trajneri i ri i Manchester United po përgatitet për takime me hierarkinë e “Old Trafford”, ai tashmë ka mbajtur një të tillë. 52-vjeçari zhvilloi bisedime në Amsterdam javën e kaluar me Steve McClaren, ish-asistentin e Sir Alex Ferguson, me të cilin punoi së bashku në skuadrën holandeze Twente. Anglezi, 61 vjeç, pritet të prezantohet si anëtar i stafit të ri te Manchester United përpara sezonit të ri.

Legjenda e klubit Rio Ferdinand është i emocionuar për emërimin e mundshëm, pasi nuk ka dyshim se McClaren e di “çfarë duhet për të fituar”. Ish-mbrojtësi i Anglisë tha: “Unë mendoj se ai (McClaren) po vjen si trajner, një shpatull mbi të cilin duhet të mbështetemi, dikush që mund të japë këshilla në kohën e duhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit