Eriksen, 3 muaj larg fushave. Ten Haag në merkato për një zëvendësues

31 Janar 2023
13:45
Telesport
back button

Mesfushori danez Christian Eriksen do të qëndrojë të paktën 3 muaj larg fushave pas dëmtimit që 30-vjeçari pësoi në FA Cup ndaj Reading. Një dëmtim i rëndë për mesfushorin, që këtë seozn ka qenë një ndër më të mirët prë “djajtë”.

Lajmin e konfirmoi skuadra e Manmchester United, që përmes një komnunikate për mediat sqaroi: “Christian Eriksen pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të pacaktuar. Ai ka një dëmtim në gju, të pësuar pas fitores 3-1 që skuadra arriti në FA Cup”.

Mesfushori ynë danez i ëhstë nënshtruar disa analizave të detajuara dhe mund të rikthehet në fund të prillit ose në fillim të majit”, thuhet në deklaratë. Eriksen u largua nga fusha në minutën e 57-të pas dëmtimit.

Sipas “Sky Sports”, ky dëmtim ka krijuar mjaft telashe për trajnerit Erik Ten Hag, që i ka kërkuar klubit ta gjëjë një zëvendësues në orët e mbetur atë merkatos. “Djajtë” janë hedhur në kërkim të një emri të ri për mesfushën, por end enuk ka asgjë konkrete.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit