Eriksen kujton momentin e frikshëm: Mbaj mend gjithçka, përveç atyre 5 minutave

11 Shkurt 2022
15:29
Denis Hakanaj
back button

Gjatë një interviste të dhënë për BBC, Christian Eriksen ka rijetuar momentet dramatike kur është ndier keq në fushë gjatë sfidës së Europainit mes Danimarkës dhe Finlandës.

Pesë minuta gjatë të cilave ishte larguar nga kjo botë deri në momentin që nuk është kthyer rrahja e zemrës: “Mbaj mend gjithçka, përveç pesë minutave. Mbaj mend rivënien e topit në lojë, topi që më ka goditur gjurin… më pas nuk e di se çfarë ka ndodhur”, ka thënë danezi.

“Jam zgjuar me shumë persona rreth vetes, një nga ata ushtronte presion në gjoksin tim për të më ndihmuar të merrja frymë. Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte; kam filluar të mendoj nëse kisha thyer këmbët ose shpinën dhe kam provuar të lëviz çdo pjesë të trupit.

“Më pas, në ambulancë, kam dëgjuar dikë të thotë ‘Për sa kohë ka qëndruar pa ndjenja?’ dhe një tjetër është përgjigjur ‘Për pesë minuta’. Ka qenë momenti kur kam kuptuar se kisha mbetur pa ndjenja”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit