“Eriksen? Nuk kishim një lojtar të tillë prej 10 vitesh”

21 Shkurt 2020
17:13
Denis Hakanaj
back button

Mario Corso, ish-legjendë e Inter-it ka folur për transferimin e Christian Eriksen te zikaltrit në një intervistë të dhënë për Tuttomercatoëeb.com.

“Të gjithë e dinim se ishte një lojtarë cilësor, duhej vetëm të luante për të gjetur formën. Jam i lumtur që ka ardhur Eriksen, sepse Inter do të ketë më në fund pas dhjetë vitesh një lojtar që mund të shënojë nga goditjet e dënimit”, ka thënë Corso.

“Është e pabesueshme që nuk kemi pasur më një ekzekutues të madh. Ai është një specialist i goditjeve të dënimit. Ai gjuan me të djathtën dhe të majtën, por nuk ka vetëm këtë cilësi. Ka edhe një vizion të madh loje”.

“Mendoj se ka ardhur momenti që të jetë një titullar in palëvizsshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit