Eriksenit i duhen pak sekonda në fushë, Interi gjen rrjetën e qetësisë (VIDEO)

5 Gusht 2020
22:45
Telesport
back button

Vetëm 30 sekonda dhe gol… Pa u mbushur mirë minuta që nga aktivizimi i Christian Eriksen, danezi ka realizuar për Interin golin e dytë dhe të qetësisë pasi Getafe gaboi nga pika e bardhë. Një krosim i bukur nga Bastoni gjeti Eriksen që pasoi në krah për D’Ambrosio. Ky i fundi krosoi në qendër por topi u largua duke i mbetur në këmbë ish-yllit të Tottenham që nuk fali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit