Erion Braçe thumbon Tiranën: Një vit më parë, furi e kuqe në shtëpinë e tyre! 4×4 fitore dhe në fushë…

12 Maj 2020
10:56
Alfred Lleshi
back button

Një përvjetor i freskët, por jo dhe aq në kushte komode, i titullit të Partizanit, kurorën e të cilit e mban akoma. Themi në kushte jo fort komode, sepse futbolli është ndalur prej mesit të marsit, si rezultat i pandemisë së “Coronavirus”, ndërkohë që “demat” nuk kanë shanse që të rikonfirmohen me këto “valenca”, si pasojë e një kampionati problematik, që i sheh aktualisht shumë pikë larg kreut. E meqë jemi te kreu, ai mbahet nga Tirana, “armiku” i madh i “demave”, ndaj së cilës këta të fundit e siguruan titullin e munguar prej 26 vitesh, 12 majin e kaluar, brenda në “Selman Stermasi”, në derbin e katërt të fituar sezonal.

Pas Skënder Gegës, trajnerit që e siguroi këtë mrekulli të kuqe, ka qenë Erion Braçe, ai që e ka kujtuar momentin në fjalë. Zv.kryeministri njihet si një “ultras” i Partizanit, ndaj me këtë rast nuk ka ndenjur pa thumbuar disi edhe bardheblutë. Ja statusi i tij: “Mirëmëngjes! Një vit më parë, furi e kuqe në shtëpinë e tyre! 4 x 4 fitore dhe në fushë. Kampionë duke mundur ata, fituar aty dhe kampionë aty! Partizani, dita e furisë së kuqe”. Në statusin e Braçes nuk ka vonuar të lërë komentin e tij Lorenc Trashi, futbollisti i të kuqve: “Madhështore, të paharrueshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit