Erjona Sulejmani prezanton romancën e re me modelin dhe sipërmarrësin italian (foto+video)

3 Qershor 2021
12:46
Alfred Lleshi
back button

Dashuri e re për Erjona Sulejmanin, ish-gruan e Blerim Dzemaili. Modelja shqiptare konfirmoi thashethemet e periudhës së fundit, që flisnin për të dashurin e saj të ri: Alessandro Basciano. Çifti i ri ka zyrtarizuar lidhjen në Instagram, me një sërë “shkrepjesh” dhe dedikimesh romantike. Së pari një selfie në makinë, pastaj një tjetër buzë detit dhe në fund një foto duke pozuar në një restorant romantik. Këto ditë, Erjona dhe Alessandro janë me pushime në Pulia, mes diellit, detit dhe ushqimit të mirë.

Basciano nuk është diçka e re për adhuruesit e televizionit. I dashuri i Sulejmanit është 32 vjeç dhe njihet si tregtar makinash. Në kohën e saj të lirë, ajo punon si modele dhe ndikuese. Basciano është një mik i madh i Jack Vanore dhe ka një djalë, Nicolò, ardhur në jetë 5 vite më parë nga një lidhje e mëparshme. Erjona Sulejmani është gjithashtu nënë. Në vitin 2015, ajo lindi Luanin e vogël, si rezultat i lidhjes me ish-burrin futbollist, Blerim Dzemaili.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alessandro Basciano (@iam_alebasciano)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erjona Sulejmani (@erjona_sulejmani)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erjona Sulejmani (@erjona_sulejmani)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit