Erling Haaland zbulon sekretin e suksesit të tij – syze speciale që e ndihmojnë të flejë

26 Shtator 2022
10:19
Denis Hakanaj
back button

Erling Haaland ka zbuluar sekretin e suksesit të tij – syze speciale që e ndihmojnë atë të flejë. Ato filtrojnë dritën blu nga pajisjet dhe shkëlqimin e ashpër nga llambat dhe frigoriferët.

Sulmuesi i Mançester Sitit, 22 vjeç, i cili ka shënuar 14 herë tashmë këtë sezon, i vendos ato në orët para se të shtrihet për t’u siguruar që të ketë një gjumë cilësor. Ylli 60 milionësh gjithashtu shmang pajisjet elektronike dy orë para gjumit.

Erling tha: “Unë i mbaj këto syze në mbrëmje. Ato më ndihmojnë të bëj gjumë më të thellë dhe më të mirë. Unë e shoh këtë si çelësin për të përmirësuar performancën me vetëm disa përqindje. Është çështje mentaliteti”.

Haaland iu bashkua City-t nga Borussia Dortmund në qershor. Sulmuesi ha një mal me ushqim në ditë për të qëndruar në gjendje maksimale.

Ai nuk i kursen pjatat e pulës dhe makaronave të gatuara pa kripë ose vaj dhe peshk shpatë, levrek dhe krap – të gjitha të gatuara me perime.

Dhe ai gjithashtu pi kryesisht ujë dhe shmang ushqimet me sheqer dhe ushqimet e ngrira, duke zgjedhur të hajë vetëm produkte të freskëta.

Kur ishte te Borussia Dortmund ai fitoi 12 kilogramë muskuj në 15 muaj – dhe një herë çau një thes boksi. “Trupi i tij i përgjigjet shumë mirë stërvitjes sepse gjenetika e tij është e privilegjuar,” zbuloi ish-trajneri Erase Steenslid.

“Ai fitoi 12 kilogramë muskuj në 15 muaj. Ishte çmenduri. Ne i ndërtuam muskujt e tij nga e para. Ai hante gjatë gjithë kohës dhe pjata e tij ishte një mal me ushqime. Një nga seancat stërvitore ishte goditja e thesit… dhe një ditë e ndau përgjysmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit