Ernesto Valverde, letër e hapur lamtumire: Për Barcelonën dhe tifozët e mi!

14 Janar 2020
13:11
back button

Letër e hapur e Ernesto Valverdes, ish-trajnerit të Barcelonas, që nëpërmjet faqes zyrtare të klubit katalanas ka shprehur falënderimin dhe ka uruar skuadrën për objektiva të ardhshëm. Aventura e tij në stolin blaugrana pas 2 sezonesh e gjysmë ka përfunduar. “Të dashur cule (tifozë), aventura ime si trajner i Barcelonas ka mbërritur në fund. Kanë qenë dy sezone e gjysmë intensivë dhe të mbushur me gjëra që prej fillimit. Në këtë periudhë kam përjetuar momente të bukura duke celebruar fitore dhe tituj, por edhe momente të vështira”.

“Por, sidomos dua të nënvizoj eksperiencën e përjetuar dhe dashurinë që ka marrë nga tifozët gjatë kësaj periudhe. Dua të falënderoj presidentin Bartomeu dhe drejtuesit për mundësinë që më kanë dhënë për të stërvitur këtë skuadër dhe besimin e tyre në këtë periudhë kohe. Dua të falënderoj edhe për mbështetjen e njerëzve që nuk më ka munguar në këto dy vite e gjysmë, sidomos ata që kanë punuar në skuadër dhe përreth saj duke ndarë momentet në Ciudad Deportiva”.

“Dua të falënderoj gjithashtu edhe futbollistët për punën dhe mundimin që na kanë lejuar të fitojmë katër trofe bashkë. Duke nisur nga tani ju uroj më të mirën, ashtu si trajnerit të ri i uroj fat, Quique Setien. Një përqafim për të gjithë. Visca el Barca! Visca Catalunya”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit