Erzeni dhe Partizani bëjnë detyrën, Skënderbeu e Vllaznia fitore me përmbysje

24 Shkurt 2020
10:21
Telesport
back button

Janë luajtur takimet e javës së 13-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për meshkuj, një javë ku nuk pati surpriza në krye të renditjes. Erzeni fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Elbasanit jashtë fushe, ndërkohë që me të njëjtën monedhë iu kundërpërgjigj edhe Partizani, që mposhti në kryeqytet 3-0 Teutën e vendit të fundit.

Befason Skënderbeu, që triumfoi 3-1 në “Fahrie Hoti” ndaj Tiranës, në një takim me rivalitet dhe emocione në të katërta setet. Bardheblutë fituan setin e parë, por më pas korçarët realizojnë një përmbysje fantastike. E njëjta gjë edhe në fitoren 3-1 të Vllaznisë ndaj Studentit në kryeqytet, me miqtë nga Shkodra që përmbysën disavantazhin e setit të parë.

Volejboll – Meshkuj, java e 13-të

Tirana – Skënderbeu, 1-3 (25-23, 21-25, 20-25, 24-26)

Elbasani – Erzeni, 0-3 (19-25, 14-25, 22-25)

Studenti – Vllaznia, 1-3 (25-20, 13-25, 20-25, 16-25)

Partizani – Teuta, 3-0 (25-12, 25-11, 25-8)

Farka Volley (pushim)

Renditja: Erzeni 32 pikë, Partizani 28 pikë, Tirana 24 pikë, Skënderbeu 23 pikë, Vllaznia 18 pikë, Farka Volley 15 pikë, Studenti 13 pikë, Elbasani 3 pikë, Teuta 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit