Erzeni dhe Partizani e mbyllin fazën e parë me pikë të plota

8 Mars 2021
11:53
Telesport
back button

Ka përfunduar faza e parë e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për meshkuj. Në Grupin A1 janë luajtur takimet e javës së pestë. Skuadra e Erzenit fitoi 3-0 derbin me Teutën, ndërsa Skënderbeu triumfoi 3-1 në Elbasan. Shijakasit e mbyllën fazën e parë më 12 pikë të plota.

Në Grupin A2, ku militojnë 4 ekipet kryeqytetase, janë luajtur takimet e javës së tretë. Partizani fitoi 3-0 derbin me Studentin. Po 3-0 fiton edhe Tirana, që mposhti Farka Volley. Ekipi i “kuq” e mbylli këtë fazë të parë në krye, me 9 pikë të plota.

Volejboll – Meshkuj, Grupi A1 (java e 5-të)

Elbasani – Skënderbeu, 1-3

Teuta – Erzeni, 0-3

Vllaznia (pushim)

Renditja: Erzeni 12 pikë, Vllaznia 9 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Elbasani 3 pikë, Teuta 0 pikë.

Volejboll – Meshkuj, Grupi A2 (java e 3-të)

Tirana – Farka Volley, 3-0

Studenti – Partizani, 0-3

Renditja: Partizani 9 pikë, Tirana 6 pikë, Studenti 3 pikë, Farka Volley 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit