Erzeni dhe Tirana sigurojnë gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

17 Dhjetor 2018
22:19
Telesport
back button

Erzeni dhe Tirana janë dy skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, që i bashkohen Parizanit dhe Vllaznisë, që ishin kualifikuar një javë më parë. Skuadra shijakase dhe ajo bardheblu u renditën respektivisht në vendin e parë dhe të dytë në Grupin B, në përfundim të fazës eliminatore.

Sot në mbrëmje, në sallën sportive “Fahrie Hoti”, u luajtën ndeshjet e ditës së pestë dhe të fundit të Grupit B, ku si Erzeni ashtu dhe Tiranën dolën fituese. Ekipi i Erzenit, kampion i Shqipërisë, fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Teutës në derbin durrsak, ndeshjen në sens unik. Shijakasit e dominuan lojën në të trija setet dhe e mbyllën këtë fazë në vendin e parë, me 12 pikë të plota dhe në vendin e parë.

Fiton edhe Tirana, që mundi 3-1 Farka Volley në derbin kryeqytetas, një ndeshje më e bukur dhe me rivalitet deri në fund. Dy setet e para u vendosën në pikët e fundit, njëra e fituar nga Tirana dhe tjetra nga Farka, ndërkohë që rivaliteti vijoi edhe më tej. Por Tirana u tregua më e saktë dhe e kujdesshme në pikët e fundit, duke patur një epërsi të lehtë dhe fiton me meritë 3-1, duke u kualifikuar për më tej dhe eliminon Farkën.

Grupi B – 7 dhjetor, dita e parë

Tirana – Teuta, 3-0 (25-10, 25-10, 25-12)

Studenti – Farka Volley, 1-3 (25-13, 17-25, 19-25, 25-27)

Erzeni (pushim)

Grupi B – 8 dhjetor, dita e dytë

Teuta – Studenti, 0-3 (18-25, 15-25, 11-25)

Erzeni – Tirana, 3-1 (25-22, 26-24, 25-27, 25-21)

Farka Volley (pushim)

Grupi B – 9 dhjetor, dita e tretë

Studenti – Erzeni, 0-3 (19-25, 12-25, 23-25)

Farka Volley – Teuta, 3-0 (25-17, 25-20, 25-16)

Tirana (pushim)

Grupi B – 16 dhjetor, dita e katërt

Erzeni – Farka Volley, 3-0 (25-18, 25-14, 25-13)

Tirana – Studenti, 3-0 (25-16, 25-21, 25-21)

Teuta (pushim)

Grupi B – 17 dhjetor, dita e pestë

Teuta – Erzeni, 0-3 (14-25, 14-25, 19-25)

Farka Volley – Tirana, 1-3 (23-25, 25-23, 22-25, 20-25)

Studenti (pushim)

Renditja: Erzeni 12 pikë (4/0), Tirana 9 pikë (3/1), Farka Volley 6 pikë (2/1), Studenti 3 pikë (1/3), Teuta 0 pikë (0/4).

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit