Erzeni e Partizani bëjnë detyrën, Tirana “leksion” Vllaznisë

9 Mars 2020
10:19
Telesport
back button

Janë luajtur takimet e javës së 15-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për meshkuj. Skuadra kampione e Partizani fitoi 3-0 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas.

Po 3-0 fiton edhe Erzeni kryesues, që mposhti Farka Volley në “Fahrie Hoti”. Elbasani triumfoi 3-0 ndaj Teutës, një përballje mes dy ekipeve të fundit në renditje dhe jashtë zonës play off.

Sfida më e bukur u luajt në “Fahrie Hoti”, ku Tirana mposhti 3-1 Vllazninë, dy ekipe pretendente për titull. Suksesi ngjit bardheblutë në vendin e tretë në renditjen provizore.

Volejboll – Meshkuj, java e 15-të

Studenti – Partizani, 0-3 (24-26, 20-25, 17-25)

Farka Volley – Erzeni, 0-3 (21-25, 16-25, 12-25)

Elbasani – Teuta, 3-0 (25-10, 25-17, 25-19)

Tirana – Vllaznia, 3-1 (25-19, 25-21, 25-27, 25-22)

Skënderbeu (pushim)

Renditja: Erzeni 38 pikë, Partizani, 31 pikë, Tirana 27 pikë, Skënderbeu 26 pikë, Vllaznia 21 pikë, Studenti 16 pikë, Farka Volley 15 pikë, Elbasani 6 pikë, Teuta 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit