Erzeni e Vllaznia sigurojnë gjysmëfinalet, Partizani parakalon Skënderbeun

30 Mars 2019
21:11
Telesport
back button

Nuk ka surpriza në ndeshjet e javës së 18-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj, ku fitojnë të gjitha ekipet pretendente për titull. Erzeni kampion në fuqi mundi 3-1 Studentin, ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga shijakasit. Pavarësisht se Erzeni humbi një set, të tretin, loja ishte gjatë gjithë kohës nën kontroll nga Erzeni, që korri suksesin e 15-të sezonal.

Me fitore kundërpërgjigjet edhe Vllaznia e vendit të dytë, që mundi 3-1 Farka Volley në Shkodër. Miqtë nga kryeqyteti e nisën mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë, por shpejt loja ndryshon kah. Vllaznia “zgjohet” dhe tregon forcën e saj, duke përmbysur shumë shpejt shifrat. Vendasit fitojnë 3 setet e tjera me diferenca të mëdha pikësh.

Nga ndeshja Vllaznia – Farka Volley, 3-1 

3-0 fiton edhe Partizani, që mundi Skënderbeun në “Asllan Rusi”, në një përballje mes dy ekipesh që synojnë vendin e katërt në renditje. Ndeshja ishte në përgjithësi e ekuilibruar, por të “kuqtë” u treguan më të saktë në momentet vendimtare, duke e merituar fitoren. Falë këtij suksesi, skuadra e Partizanit ngjitet në vendin e katërt, duke parakaluar pikërisht Skënderbeun (të dyja ekipet kanë nga 25 pikë).

Volejboll – Meshkuj, java e 17-të (29 mars)

Elbasani – Teuta, 2-3 (25-14, 25-14, 18-25, 13-25, 4-15)

E shtunë, 30 mars

Partizani – Skënderbeu, 3-0 (25-21, 25-16, 25-23)

Vllaznia – Farka Volley, 3-1 (21-25, 25-20, 25-9, 25-7)

Erzeni – Studenti, 3-1 (25-17, 25-15, 22-25, 25-18)

Tirana (pushim)

Renditja: Erzeni 45 pikë (15/1), Vllaznia 39 pikë (14/1), Tirana 34 pikë (11/4), Partizani 25 pikë (8/7), Skënderbeu 25 pikë (8/7), Studenti 21 pikë (7/8), Farka Volley 8 pikë (3/12), Elbasani 5 pikë (1/14), Teuta 2 pikë (1/14).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit