Erzeni fiton sfidën e parë europiane me Partizanin

13 Nëntor 2019
22:39
Telesport
back button

Erzeni në volejboll për meshkuj mposhti mbrëmjen e sotme 3-0 Partizanin në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Challenge Cup. Dy ekipet shqiptare u përballën për herë të parë me njëra-tjetrën në historinë e tyre dhe të volejbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare, takim i luajtur në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet.

Ndonëse pritej një përballje më e fortë, në fushë dominoi ekipi shijakas, që të trija setet i fitoi me lehtësi (25-20, 25-15 dhe 25-20). Të dyja skuadrat ishin përforcuar me lojtarë të huaj për këtë derbi europian, por Partizani ishte larg asaj që pritej, kjo edhe për meritë të skuadrës shijakase. Asmend Kula i Erzenit, me 20 pikë, ishte shënuesi më i mirë i këtij takimi.

Dy skuadrat do të përballen sërish pas dy javësh, këtë herë në mjediset e “Akademisë Goga” për takimin e kthimit, ku do të përcaktohet edhe ekipi që do të vijojë më tej aventurën e tij europian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit