Erzeni “leksion” Tiranës dhe shkëputet +7 pikë nga Partizani

27 Shkurt 2020
8:41
Telesport
back button

Erzeni e ka çuar në +7 diferencën me rivalët, pas ndeshjeve të javës së 14-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj. Skuadra shijakase fitoi 3-0 ndaj Tiranës, në një ndeshje të dominuar nga vendasit. Fiton edhe Skënderbeu, që në “Fahrie Hoti” mundi 3-0 Farka Volley.

Në ndeshjet e tjera të javës së 14-të, ekipi i Vllaznisë mundi 3-0 Elbasanin, fidë që ishte një formalitet për ekipin shkodran. Po 3-0 fiton edhe Studenti, që mposhti Teutën e vendit të fundit dhe i afrohet play off-it. Këtë javë, Partizani kampion ishte pushim.

Volejboll – Meshkuj, java e 14-të

Skënderbeu – Farka Volley, 3-0 (25-17, 25-17, 25-22)

Teuta – Studenti, 0-3 (15-25, 19-25, 18-25)

Vllaznia – Elbasani, 3-0 (25-22, 25-21, 25-20)

Erzeni – Tirana, 3-0 (25-19, 25-12, 25-21)

Partizani (pushim)

Renditja: Erzeni 35 pikë, Partizani 28 pikë, Skënderbeu 26 pikë, Tirana 24 pikë, Vllaznia 21 pikë, Studenti 16 pikë, Farka Volley 15 pikë, Elbasani 3 pikë, Teuta 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit