Erzeni nis merkaton, “rrëmben” qendrën e rivalëve

26 Korrik 2019
12:40
Telesport
back button

Skuadra e Erzenit në volejboll për meshkuj ka nisur përgatitjet e sezonit të ri sportiv 2019-2020. Shijakasit kanë nisur të punojnë jo vetëm në parket por edhe në merkato, për ndërtimin e një ekipi cilësor dhe konkurrues.

Sezonin e ri, Erzeni fitues i Kupës do të luajë edhe në eliminatoret e Challenge Cup, ku përballë do të ketë Partizanin kampion, një derbi shqiptar në Europë. Pra, një rrugëtim i dyfishtë, në kampionat dhe Europë.

Sipas presidentit të klubit shijakas Lent Rexhepi, Erzeni ka siguruar shërbimet e shtatlartit Marjan Gjoklaj, që sezonin e fundit ka luajtur me skuadrën e Vllaznisë, finaliste e play off-it. Njëkohësisht ai është edhe lojtar i ekipit kombëtar.

Një transferim i rëndësishëm, pasi bëhet fjalë për një nga lojtarët më të mirë të kampionatit, ndaj dhe pritshmëritë janë të larta.

Gjoklaj (ne mes) me stafin e Erzenit

Lajme të tjera

Lajmet e fundit