“Është 99% e kryer”, vjen lajmi i madh për Mbappe

18 Maj 2022
17:46
Denis Hakanaj
back button

Një nga telenovelat e merkatos së ardhshme të verës do të jetë sigurisht ajo e Kylian Mbappe. Sulmuesi nuk e ka rinovuar akoma kontratën që i skadon me PSG-në dhe Real Madrid duket klubi i vetëm që mund të sigurojë shërbimet e yllit francez.

Los Blancos janë të përqendruar te finalja e Champions League kundër Liverpool-it, por pas ndeshjes së 28 majit do të mund të hidhen në sulm për Mbappe.

Sipas kryebashkiakut të Madridit, Jose Luis Martinez-Almeida, transferimi i Kylian Mbappe te Real Madrid “është i kryer në 95-99%”. Numri një i kryeqytetit të Spanjës ka darkuar të martën me emirin e Katarit.

Duke folur për radion Cadena Ser, ai ka thënë: “Mendoj se për Mbappe te Real Madrid është e kryer në 95-99%. Por, për të kaluar një darkë të qetë, kam thënë menjëherë se isha një tifoz i Atletico-s”, ka shtuar.

Me rastin e vizitës në Spanjë të emirit të Katarit, Tamim ben Hamad Al Thani, kryebashkiaku ka darkuar me të të martën në mbrëmje në pallatin mbretëror, në praninë e mbretit të Spanjës Felipe VI dhe të presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi.

Emiri i Katarit, Tamim ben Hamad Al Thani, ka nisur të martën një vizitë shtetërore dyditore në Spanjë, objektivi i së cilës është të përforcojë lidhjet ekonomike me Madridin, veçanërisht në fushën e energjisë, me luftën në Ukrainë në sfond.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit