“Është çështje kohe për PSG-në”, Ronaldinho: Mbappe nuk më bfasoi

28 Maj 2022
21:10
Denis Hakanaj
back button

Ronaldinho ëstë kthyer të flasë për ish-skuadrën e tij Paris Saint-Germain dhe për mundësinë që francezët të triumfojnë në të ardhmen ne Champions League.

Kampionët e Francës ishin një nga skuadrat favorite të këtij edicioni, por janë eliminuar në një mënyrë të pabesueshme nga Real Madrid në 1/8-at e kompeticionit.

“Mendoj se PSG do ta fitojë shumë shpejt Champions League”, ka thënë Ronaldinho në një intervistë të dhënë për të përditshmen franceze Le Parisien.

“Ka lojtarët më të mirë, është vetëm çështje kohe para se të bëhen kampionë të Europës”, ka shtuar Dinho, i cili ka folur edhe për Mbappe.

“Vendimi i tij nuk më ka befasuar. Do të më pëlqente të luaja me të, mbrojtjet kundërshtare nuk do të kishin qenë të lumtura. Do të kishim qenë shumë mirë bashkë në sulm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit