“Është e kotë të merren Pogba dhe Di Maria, problemi është Allegri”

22 Maj 2022
15:51
Denis Hakanaj
back button

Humbja e pësuar në javën e fundit të kampionatit nuk është pëlqyer aspak nga Juventus-i dhe tifozët bardhezinj. Në fakt, Zonja e Vjetër e ka mbyllur vitin pa tituj dhe kjo nuk është një gjë e zakonshme për torinezët.

Për këtë arsye, tani ka ardhur koha për merkaton dhe goditjet e mëdha për ta kthyer skuadrënaty ku meriton. Deh dy objektivat kryesorë janë Angel Di Maria dhe Paul Pogba.

Megjithatë, merkato nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi për tifozët, të cilët nuk kanë aspaak besim te trajneri i tyre.

Pas humbjes kundër Fiorentina-s, kanë ardhur shumë kritika në rrjetet sociale për Allegri-n. Disa kanë kritikuar lojën e shprehur nga Juventus-i, të tjerë kanë thënë se blerjet e mëdha do të jenë të kota nëse nuk ndryshohet trajneri.

Me pak fjalë, për pjesën më të madhe është arritur kulmi dhe nga mbrëmja e së shtunës ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale #Allegriout.

Kujtojmë se drejtuesit e Juventus-it e kanë konfirmuar trajnerin Massimiliano Allegri-n edhe për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit