“Është e mrekullueshme dhe e frikshme ajo që bën”, Van Dijk  mahnitet nga 18-vjeçari i Liverpool-it

26 Janar 2022
15:51
Denis Hakanaj
back button

Virgil van Dijk ka thënë se shoku i tij i ri i skuadrës Mateusz Musialowski duhet mbajtur nën vëzhgim.

Adoleshenti polak ka filluar të stërvitet me ekipin e parë dhe ka mahnitur shokët e skuadrës.

Kaide Gordon, Tyler Morton dhe Conor Bradley të gjithë kanë patur mundësi të luajnë me skuadrën e parë në këtë sezon.

Dhe, duke u bazuar te mahnitja e Virgil van Dijk, Musialowski mund të jetë i riu i radhës që të debutojë.

“A mund të flasim për krosimin e tij?”, ka thënë Van Dijk për F2 Freestylers, pasi 18-vjeçari ka realizuar disa krosime mbresëlënës.

“Ka një krosim të mrekullueshëm! Të frikshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit