Negociatat për rinovimin e kontratës vazhdojnë prej disa javësh, por marrëveshja nuk po afron. Po flasim për situatën mes Eric Maxim Choupo-Moting, sulmues i Bayern Munich, dhe klubit gjerman.
Në mënryë të veçantë, klubi po kërkon t’ia rinovojë kontratën që i skadon në qershor dhe menaxheri i tij, Roger Wittman, ka shojeguar për Sky Sport DE:
“Unë dhe Just (babai i lojtarit kamerunas) kemi arritur një marrëveshje me Bayern-in. Hasan Salihamidzic mund ta konfirmojë. Jemi në hapat e fundit, por nuk mund të garantoj se çfarë do të ndodhë, sepse rreziku ekziston”.
Menaxheri i Choupo-Moting ka shtuar me sinqeritet të madh: “Ka një dëshirë të qartë nga ana e Maxim, i cili ka manifestuar dëshirën për të qëndruar këtu dhe edhe Bayern ka dëshirë ta mbajë. Në fund është gjithmonë çështje parash, kush thotë të kundërtën është një hipokrit”.